Teksa mbrëmjen e djeshme çadrat në kampet ku po qëndrojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, u përmbytën nga reshjet intensive të shiut tregon se akoma situata e sistemimit të tyre është akoma një problem i pazgjidhur.

Për këtë shkak kemi parë që shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, kanë qenë sëbashku me banorët pranë tyre për t’i ndihmuar në këto ditë të vështira.

Në llogarinë e tij në Instagram kemi parë që Stresi ka shkruar në Bubq atje ku ka banesa të pabanueshme apo të shkatërruara totalisht, pronarët e të cilëve janë detyruar të flenë në qiell të hapur me familjet e tyre.

Reperi ka qenë pranë tyre dhe përveç ushqimeve apo ndihmave të tjera mbrëmjen e së enjetes për shkak të stuhisë së fortë dhe shiut është dashur të gjejnë paleta druri në mënyrë që dyshekët apo batanijet të mos lagen.

Duket që kjo gjë paska qenë e vështirë dhe në një postim të fundit Stresi shkruan: Unë nuk do fle pa e zgjidh punën e paletave.

Tragjike, 49 persona të vd ekur, mbi 750 të pla gosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 gradë e shkallës righter.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP