Mund të duket si e çuditshme por është e vërtetë, një grua në Indi ka 20 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh.

63-vjeçarja Kumar Nayak, ka lindur me një defekt gjenetik të njohur si “polydactyky” një sëmundje e rrallë që prek një në 700 ose 1000 mijë lindje në të gjithë botën. Duke parë rastin të veçantë të 63 vjeçares, banorët e zonës e kanë konsideruar atë si shtrigë dhe magjistare.

Ajo jeton në Gajam të Indisë, dhe shprehet se shumë rrallë del nga shtëpia pasi ndeshet me shumë ngacmime nga banorët e zonës dhe përbuzje nga ana e tyre. Rasti i Kumar është i kurueshëm nëse kryhet një ndërhyrje kirurgjikale, por nga pamundësia financiare nuk e ka ndërmarrë kurrë këtë operacion që do ta shpëtojë nga përbuzjet dhe fjalët e njerëzve.

“Unë kam lindur me këtë defekt dhe nuk mund të trajtohem pasi kam një familje të varfër. Kanë kaluar 63 vite dhe fqinjët ende besojnë se jam shtrigë dhe më qëndrojnë larg. Por ka raste që vijnë vizitorë për tu njohur me rastin tim. Jam e detyruar të qëndroj brenda sepse vetëm në këtë mënyrë, shmang ngacmimet dhe përçmimet e banorëve të zonës”, u shpreh Nayak.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP