Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht fotografi ose video nga përditshmëria, koncertet e gjithcka tjetër, për t’i mbajtur dhe ndjekësit e informuar. Së fundmi këngëtarja udhëtoi për në Mumbai për të mbajtur një koncert, e sigurisht fotografitë nga atje nuk kanë munguar.
Në një ndër postimet e bëra në Instastory, Dua ka treguar një vështirësi që ka hasur gjatë rrugës për në Mumbai. Ajo ka ngecur në trafik por megjithatë ka ditur si të mos shqetësohet dhe ka habitur kalimtarët me gjestin e saj.

Dua ka dalë në dritare të makinës së bashku me një mikeshë të sajën dhe të dyja vajzat po bëjnë gjeste me duar. ‘Asgjë si trafiku në Mumbai’, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP