Kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli ka mbajtur ditën e djeshme një fjalim përballë qytetarëve. Ai ka folur në një sallë, përpara disa qytetarëve ku ka prezantuar punët e kryera në bashkinë e Kamzës përgjatë 100 ditëve të para të drejtimit të tij.

Suli shfaqet i vetëm në skenë dhe kështu përpiqet të marrë gjithë vëmendjen për vete, duke bërë edhe batuta si në një “Standupcomedy”.
I veshur sportiv, Suli është ndjerë komod teksa ka promovuar punët e bashkisë që drejton, ndërkohë që me shumë entuziazëm nuk ka nguruar që të thumbojë punët e ish drejtuesit të bashkisë.

Kujtojmë që Suli e fitoi bashkinë e Kamzës duke qënë në garë me vetveten.
Me një stil të ngjashëm me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Suli përpiqet të krijojë situata komike, ndërkohë që salla nuk mban dot të qeshurat nga ‘interpretimi’ sportiv i Rakip Sulit.

Gjatë fjalës së tij Rakip Suli shprehet:
Gjendja e mjeteve, shumë mjete ka… arsenal…, 1 fadrom, papam pipim, shumë punë….”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP