“The Sun” zbulon prapaskenat e lamtumirës së Maurico Poçetinos nga Totenhemi. Trajneri argjentinas u shkarkua nga “Spërsat” dhe vendin e tij e zuri Zhoze Murinjo.

Tabloidi anglez zbulon se si tekniku u dha lamtumirën ish-futbollistëve të tij dhe vendosi t’i përshëndesë për herë të fundit përmes një letre. Pak fjalë, por shumë të rëndësishme, të cilët konfirmojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes skuadrës dhe trajnerit, ose të paktën me një pjesë të mirë të tyre.

“Më falni që nuk mund të takohemi për t’u përshëndetur. Do të jeni gjithnjë në zemrën time”, u shkroi 47-vjeçari lojtarëve. Fjalë që konfirmojnë mesazhet në rrjetet sociale të orëve të fundit nga disa prej ish-yjeve të tij, Dele Ali dhe Herri Kejn.PANORAMASPORT.AL/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP