Gazetarja Mira Kazhani mbyll debatin e ditëve të fundit me aktorin Julian Deda për sa i përket çështjes së shembjes së 33 banesave në zonën e Astirit duke thënë se lajm nuk duhet të jenë replikat e tyre, por ngjarje të rënda si aksidenti te TEG-u i para 5 ditëve, ku në orët e vona të natës vdi q një 17-vjeçar gjatë një gare me makinë.

E ftuar në emsionin ”Provokacija” të moderatorit Mustafa Nano, Kazhani u shpreh dhe për çështjen e shembjes së 33 banesave te zona e Astirit, për të cilën u shpreh e gatshme të shkëmbejë shtëpinë e saj me atë të Lindita Protoduarit, e cila pranoi për mediat se ishte dëmshpërblyer me 130 milionë, por që shteti po tallej me të teksa i shembi banesën ditën e martë.

”Më vjen keq që u bëra unë lajm jave. Pse dhe kujt i duhet jeta ime personale?! Unë jam e tron ditur nga një fenomen që po degjojmë me adoleshentë e te rinj që bejnë gara ne rrigën që të çon në TEG. Duhet të flasim për probleme si këto në rrjet”, tha ndër të tjera Kazhani.

Muç Nano e provokon për Jul Dedën, ajo i përgjigjet: ”S’di pse e tha, une mbaj përgjegjësi ça them vetë. Më ka thënë një herë spartak ngjela: në komunizëm martoheshin njerëzit për të bërë se ks”.

Ndërsa sqaroi se shkrimi për Astirin ishte jo për njerëzit, por për formën e protestes dhe kauzën.

”Sa për njerëzit ata, tha Kazhani duhet që të dëmshpërblehen .Unë e që di që do dëmshpërblehen, dhe jam gati ta këmbej shtëpinë time megjithë portal, ia fal gruas që u fye me 130 milion dëmshpërblim. I ndërrojme bashkë. Duhet të mësojmë të futemi në normalitet. Sa për projektin e Unazës, kam rezerva edhe prej disa lajmeve me skandale, por i takojnë drejtësisë. Unë di që aty duhet rikthyer një hapësirë publike dhe se s’ka arsye të marrësh me gure policinë, të ndalojë ambulancat se 80% e shqiptarëve kanë ardhur e i kanë blerë shtëpitë me sakrifica. Prindërit e mi më kanë dhënë këtë model, dhe e kam detyrim ta mbroj”, përfundoi Kazhani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP