Audi ka prezantuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e ardhshme në panairin e automjeteve në Los-Anxhelos.

E pajisur me një motor 4.0-litërsh V8, vetura është e aftë të prodhojë 571 kuaj-fuqi.

Falë këtyre përformancave, makina arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj është 250 km/h.

Çmimi i cili do t’i etiketohet veturës është 115 mijë dollarë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP