Pas 3 vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022 do të nisë edicioni më i çuditshëm i Kupës së Botës në futboll, ai që do të mbahet në Katar.

Për shumë aspekte, ai do të jetë Botërori i herëve të para; për herë të parë një vend i Lindjes së mesme pret kompeticionin më të rëndësishëm dhe për herë të parë ai do të zhvillohet në muajt e dimrit.

Por Qatar 2022 do të jetë edhe botërori i fundit që do të zhvillohet me 32 skuadra. Duke nisur që nga Kupa e Botës të vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada, numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 48. Në vendin e Lindjes së Mesme puna po vijon përsa i përket infrastrukturës e stadiumeve dhe Komiteti Organizator i Kupës së Botës në Katar publikoi një video të ecurisë së punimeve në stadiumet që do të presin ngjarjen më të rëndësishme në futboll.

Do të jenë 8 stadiume që do të presin ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në botë, 6 prej të cilëve janë ende duke u ndërtuar, por që pritet të jenë gati 1 vit përpara sfidës hapëse të Kupës së Botës.

Megjithatë përgatitjet për organizimin e këtij botërori nuk kanë kaluar pa probleme. Katari prej kohësh është vënë nën akuzë për trajtimin jo të drejtë të punëtorëve sidomos atyre që vinin nga jashtë vendit. Por Organizata ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara iu kundërpërgjigj ankesave duke miratuar një buxhet të ri ku kishte vendosur një pagë minimale dhe mbrojtje ligjore për punëtorët e huaj, një buxhet që u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Katarit./TCH

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP