Mbrëmjen e sotme Interi përballet me Barcelonën në “Camp Nou”.

Kjo ndeshje pritet me shumë interes në kampin “zikaltër”. Në një deklaratë, legjenda e interit, Javier Zannetti u shpreh se ndeshja e sotme do të tregojë se ku është Interi në të vërtetë.

Zikaltrit aktualisht janë të pamposhtur në të gjithë kompeticionet dhe në prag të super sfidës ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme, dy klube me histori të pasur dhe traditë që ndeshen me njëri-tjetrin. Messi? E njoh mirë, gjëja më e rëndësishme është të rikuperosh në mënyrën më të mirë të mundshme. E dimë se çfarë lojtari është ai”.

“Kemi bërë një start të madh, por sezoni është i gjatë. Sot është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse do të na tregojë se ku jemi. Favoritët? Nuk ka favoritë në këto ndeshje”.