Një princ saudit i cili pagoi 450 milionë dollarë për një kryevepër të Da Vincit në 2017, tani është duke paguar po ashtu një shifër marramendëse për një instalim të ri arti pavarësisht se dikush tjetër pretendon pronësinë.

Instalimi gjithëpërfshirës i titulluar: ‘Gjithë Dashuria e Përjetshme që kam për Kungujt’ është aktualisht në shfaqje në Institutin e Artit Bashkëkohor në Miami.

Artistja Yayoi Kusama e bazoi veprën e saj rreth kungujve të ngjyrosur më herët me të verdhë dhe më pas ato u ndezën me drita LED dhe u vendosën brenda një dhome me pasqyra.

Blerësi besohet se është i lidhur me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, një nga burrat më të pasur në botë, për të cilin u tha se qëndron pas blerjes së veprës së Da Vincit në 2017.

Mendohet se Sauditët e blenë veprën e Kusama rreth gjashtë muaj më parë për rreth 5 milionë dollarë pavarësisht nga një firmë gjermane për investime arti që pretendojnë tashmë pronësinë mbi të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP