Kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, është një vend shumë tërheqës i ndikimeve kineze, indiane dhe vendase të Malajzisë.

Por nëse ju jeni në kërkim të më shumë se thjesht një vend pushimi me pamje tropikale, këto janë ishujt Malajzezë që do t’ju ofrojnë një shumëllojshmëri të lezetshme udhëtimi.

Një nga destinacionet kryesore të Malajzisë për adhuruesit e kulturës, Penang është vendi ku do të gjeni George Town e bukur. Zgjedhur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tregon ndikimet multi-kulturore të ishullit.

Nëse lodheni nga plazhet e bardha, Redang është një destinacion që ka shumë jetë të egër, duke përfshirë majmunët, drerët dhe hardhucat e mëdha.

Pamja e hershme në mëngjes e Labuan gjatë një festivali me balona. E vendosur në bregdetin e Malajzisë Lindore, midis Sarawak dhe Sabah, Labuan është një nga tre territoret federale (të tjerat janë Kuala Lumpur dhe Putrajaya).

Nuk ka shumë shanse të qëndroni në ishullin privat të Sulltanit. Rawa është një. Në pronësi të familjes së Sulltanatit të Johor, Rawa është një ishull i vogël 16 kilometra larg bregdetit lindor të gadishullit të Malajzisë.

Tiny Pulau Pangkor shtrihet nga Perak në bregun perëndimor të gadishullit në Malajzi.

Izolimi i Layang-Layang e bën atë një nga përvojat më të mira të zhytjes në Azi. Pak më shumë se një sipërfaqe me korale dhe me një pistë të gjelbër, ky ishull i vogël ndodhet rreth 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Sabah të Kota Kinabalu.

Ura e Qiellit – një simbol i Langkawi. E vendosur pikërisht pranë kufirit me Tajlandën, ky ishull mahnitës është pjesë e shtetit Malajzian të Kedah dhe një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit.

Marrë nga: cnn.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP