Ditën ne sotme në Instagram është publikuar një video e këndshme, ku shihet Rita Ora duke biseduar shqip me një fëmijë.

Videoja ishte realizuar gjatë qëndrimit të Ritës në Kosovë, e cila mbajti koncert më 17 shkurt 2018.

Teksa po qëndronte në hotel, këngëtarja dhe vogëlushi po shikonin nga dritarja qytetarët që kishin ardhur për ta dëgjuar ‘live’ atë.

Rita Ora fliste shqip me djaloshin, i cili e pyeste se çfarë po presin gjithë ajo turmë e njerëzve jashtë.

“Gjithmonë duke përfaqësuar shqiptarët”, ka shkruar Rita në Instastory.