Pas ndarjes nga djali i Jozefina Topallit, për Eva Muratin, nuk qarkullonte as një lajm nëse kishte dikë tjetër në krah apo jo.

Mirëpo së fundmi moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5’, ku është pyetur në lidhje me jetën e saj private, megjithatë kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigjje konkrete.

Ndoshta Eva ka zgjedhur këtë mënyrë për të lënë të kuptohet se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Eva Murati: E di si është puna, sa herë që mua më pyesin në lidhje me jetën time personale bëhet lajm edhe kur nuk ka asgjë për të bërë lajm. Kur unë nuk them asgjë.

Pjesë nga biseda:

Bieta Sulo: Mbase do thuash ndonjë gjë, je e lumtur ti? Vetëm? Apo s’je vetëm?

Eva Murati: Unë jam e lumtur. Vetëm kaq.

Bieta Sulo: Po pse se thua që jam vetëm, apo s’je vetëm?

Ndërkohë Eva Murati buzëqesh, duke mos thënë as po as jo.