Një fotograf francez ka kapur bukurinë madhështore të një grupi luanësh krenarë në një seri fotografish tërheqëse bardhë e zi.

Laurent Baheux, ka mbledhur pamjet e rralla në një libër të ri i cili portretizon kafshën mace në të gjithë lavdinë e saj.

Luanët, të cilët janë në listën e kafshëve të rrezikuara për t’u zhdukur, janë kapur në të gjithë lavdinë e tyre të fuqishme, duke treguar fuqinë e tyre fizike, si dhe momentet e tyre më të buta kur luajnë me këlyshët e tyre.

Shumë nga imazhet kanë ndjenjën e një portreti të shkrepur në studio, pasi imazhet që lënë pa frymë tregojnë kafshët afër, me detajet e tyre të shkëlqyera në ekran.

Baheux beson se fotografia e tij ka fuqinë të tregojë përsëri se kjo kafshë është shumë e bukur dhe dominuese në tokë po edhe më e rrezikuara për t’u zhdukur ndaj edhe mund të merret si një kujtesë për të treguar kujdes ndaj tyre në vazhdimësi.

Ai thotë se shpreson të kapë karakterin e secilës kafshë si individ në fotot e realizuara.

Baheux është gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive me një numër organizatash mjedisore, përfshirë Fondin Botëror të Kafshëve të egra dhe Institutin Jane Goodall.