Trupi i studentes Alana Cutland është gjetur nga fshatarët në Madagaskar, konfirmuan policët lokalë. Pasi përjetoi su lm paniku, adoleshentja hapi derën e aeroplanit dhe u hodh nga një lartësi mbi 1 mijë metra.

Policia pretendon se trupi i saj u gjet nga një fis lokal, të cilët u bënë pjesë e një përpjekjeje të madhe kërkimi.

Gjetja u bë vetëm disa ditë pasi zyrtarët në Madagaskar thanë se autoritetet britanike nuk po ofronin ndihmën e tyre. Alana nisi një udhëtim hulumtues për specien e rrallë të gaforreve, por përjetoi pesë su lme paniku, gjë që i shkaktuan vd ekjen më 25 korrik.