“Ej, shiko, është Salah!”. Kështu duhet të ketë nisur, pak a shumë, historia e që prekur rrjetin. Të shtunën, “Faraoni” po udhëtonte me automjetit e tij personal nëpër rrugët e Liverpoolit, duke iu gëzuar fitores së parë në kampionat kundër Norwichit, kur një fëmijë 11 vjeç e njohu dhe nisi të vraponte drejt tij.

Historia përfundoi me një fotot ku Salah shfaqet duke qeshur, ndërsa vogëlushi, një tifoz me emrin Louis, ishte i gjakosur dhe me lot në sy, sa nga emocionet e sa nga dhimbja.

Sepse, për të takuar idhullin e tij, nga nxitimi u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke thyer hundën. Të paktën kështu dyshohet.

“Salah ishte shumë i disponueshëm, – tregoi babai i Louisit. – I erdhi shumë keq për atë që ndodhi dhe tregoi dhembshuri për djalin, duke e bërë që të ndihej më mirë. Sulmuesi doli nga makina dhe bëri që djaloshit t’i plotësohej të paktën një ëndërr e vogël: të realizonte një foto me kampionin. Veçse nuk e dinte që kjo foto do ta bënte të famshëm në të gjithë botën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP