Largimet nga Kukësi nuk dinë të ndalen dhe tashmë është radha e një tjetër mbrojtësi për t’i dhënë lamtumirën verilindorëve.

Vetëm pak ditë pasi u largua Ylli Shameti, edhe Ardian Cuculi ka vendosur të largohet përfundimisht nga nënkampionët e Shqipërisë.
Vetë mbrojtësi nga Tetova e ka konfirmuar diçka të tillë duke falënderuar klubin verilindor, e njëkohësisht duke shtuar se ishte kënaqësi për të vishte fanellën e Kukësit.

“Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vishja fanellën tuaj”, shkruan mbrojtësi nga Tetova.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP