E ardhmja e Hysaj duket se do të jetë sërish te Napoli. Pas zërave të merkatos që e lidhinin me skuadra të ndryshme, mbrojtësi i Kombëtares pritet të qendrojë në “Sao Paolo” të paktën deri në janar kur hapet sërish merkato.

Është agjenti i lojtari ai që konfirmon qendrimin e tij te skuadra e Ançelottit. Pas daljes nga zyrat e Fiorentinës ku po diskutonte të ardhmen e Biraghi te Interi, agjenti është pyetur edhe për të adhmen e Hysaj dhe përgjigja e tij ka qenë e shkurtër.

“Do të qendrojë te Napoli”, deklaroi Mario Giuffredi për mediat e pranishme.