Biznesi në Tiranë operon në një mjedis të vështirë, pasi bashkia e kryeqytetit renditet në katër qytetet në rajon që aplikon ngarkesë të lartë fiskale për biznesin.

Sipas një studimi të Bankës Botërore për Urbanizimin në Ballkanin Perëndimor thuhet se numri i taksave është ekstremisht e lartë në Tiranë.

“Numri i taksave në disa qytete në Rajon është shumë i lartë. Beogradi, Sarajeva, Tirana dhe Zagrebi aplikojnë më shumë se 30 taksa ndaj biznesit, ndërsa mesatarja rajonale ku përfshihen edhe qytete të tjera të mëdha është 9 taksa dhe mesatarja e Rajonit të ECA është 16 taksa” thuhet në studim.

Studimi rekomandon se qytetet kryeqytete duhet të riorientohen për të ulur taksat dhe për t’u përqendruar në administrimin e tyre.

Sugjerohet qe bashkitë në këto qytete ku përfshihet edhe Tirana të ngrenë sisteme auditi dhe inspektimi, nëse të gjithë janë duke paguar taksat që u takojnë dhe në këtë mënyrë të zgjerojnë bazën e tatimpaguesve dhe të ulin barrën fiskale.

Reformimi i mjedisit të biznesit ndoshta është detyra më e vështirë që këto bashki kanë. Më tej studimi thotë se Beogradi është i vetmi qytet kryeqytet në Rajon që ka një model ekonomik zhvillimi të qëndrueshëm.

Ndërsa Tirana e kanë modelin e zhvillimit të bazuar në industrinë e fasone e cila ka 20 vite e më shumë që nuk po avancon duke mbetur e fundit në zinxhirin e vlerës së shtuar. Gjithashtu banka vë në dukje se, Tirana nuk ka mundur të ketë një qasje ndaj teknologjisë dhe informacionit.

Për të përshpejtuar rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, Ballkani Perëndimor dhe Kroacia kanë nevojë për një rritje më të shpejtë ekonomike e gjeneruar nga industri dhe shërbime të përparuara që përqendrohen në qytete. Rritja e konkurrueshmërisë së kryeqyteteve do të jetë promotori i rritjes së punësimit në Rajon.
Aderimi në BE, ndryshimet teknologjike dhe globalizimi ka shumë gjasë të krijojnë mundësi zhvillimi që favorizojnë qytetet dhe ekonomitë e tyre.

Por se nëse këto tendenca lihen të pakontrolluara mund të prodhojnë pabarazi në rritje, thuhet ne studim. Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP