Atletja ruse, Margarita Plavunova, është gjetur e vdekur në rrugë pasi kishte dalë për të vrapuar. Kampionia e garave me pengesa, 25 vjeç, u gjet e pajetë në Morshansky, rajonin e Tamblovskaya të Rusisë perendimore.

Sipas federatës së atletikës në këtë rajon, Plavunova, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ndërkohë mediat lokale raportojnë se vdekja e papritur e atletes ka ardhur si pasojë e ngarkesës së lartë të stërvitjes.

Dëshmitarët okular thonë se 25-vjeçarja ishte e ulur në një zonë me bar pasi kishte kryer disa minuta vrap. Gjithsesi pavarësisht mundimit ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë atleten. Plavunova, e cila më herët ka punuar edhe si modele, ishte një kampione e shumfishtë në këtë rajon, e cila ka marrë pjesë edhe në garat kombëtare të Rusisë.