Neymar shumë shpejtë do të jetë një ndër aktorët më të rinj të serialit më të ndjekur spanjoll, La Casa De Papel.

Futbollisti brazilian Neymar ka bërë me dije se së shpejti do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur spanjoll, La Casa De Papel.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, futbollisti brazilian i PSG-së ka shkruar se së shpejti do të performojë në serialin e njohur.

‘Unë kam qenë në gjendje të performoj pjesën time të preferuar të serialit tim të preferuar’, shkruan në Instagram Neymar.

Në postimin e publikuar, Neymar shfaqet në një video me veshjen karakteristike të grupit të grabitëseve në serial heq edhe maskën.