Betohet socialisti Rakip Suli si kryebashkiak i Kamzës.

Ndërkohë që në ambjentet e shkollës “Hillary Clinton” në qendër të Kamzës po mbahet ceremonia e betimit, para Bashkisë janë mbledhur një grup qytetarësh.

Mbështetës të Partisë Demokratike i janë përgjigjur thirrjes së kryebashkiakut në ikje Xhelal Mziut dhe kanë bllokuar derën e bashkisë së Kamzës.

Nga ana tjetër, Suli mbajti një fjalim falenderues për postin që i është besuar dhe garantoi se do të punojë me përkushtim për Kamzën.

“Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës. Ne do tia dalim për të bërë më të mirën për familjet e Kamzës dhe Paskuqanit”, tha Suli.

Pas betimit, pritet që kryebashkiaku socialist të shkojë në zyrë, por Mziu ka theksuar se nuk do ta lirojë atë dhe “nuk do lejojë uzurpimin e zyrës”.

Pritet që të ketë përplasje mes demokratit dhe kryebashkiakut të ri.

Protesta para Bashkisë Kamëz