Ka nisur në mënyrën më të mirë aventura turke për Gentian Selmanin. Portieri i kombëtares shqiptare ka shijuar trofeun e parë me skuadrën e Menemenspor, duke triumfuar në Kupën e Detit Egje. Menjëherë titullar, ish-kapiteni i Laçit në Superligë, luajti në të dyja sfidat e ekpit të tij në këtë turne.

Pas sezoneve të shkëlqyera në kampionatin shqiptar që i siguruan për shumë kohë një vend në përfaqësuesen U-21 dhe më pas në atë të madhe të Shqipërisë, Gentian Selmani u transferua gjatë merkatos së verës në Turqi, për të vazhduar karrierën me Menemenspor që luan në Kategorinë e Dytë. Portieri ka firmosur për dy sezone me skuadrën nga Izmiri. Selmani është një nga përforcimet e këtij klubi që kërkon këtë sezon ngjitjen në elitën e futbollit turk.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP