Kjo e dielë është shoqëruar me disa aksidente në rrugët e vendit. Tre ngjarje të njëpasnjëshme u regjistruan, nga të cilat dy persona janë plagosur më rëndë.

I pari ndodhi në rrugën Lezhë-Laç, pranë Fushë Milotit ku u përplasën dy automjete. Një burrë dhe një grua mbetën të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Të lënduarit janë drejtuesi dhe pasagjerja i njërit prej makinave të përfshira në aksident.

Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Mamurras ku një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë mbetën të plagosur lehtë drejtuesi i makikës dhe pasagjeri.

Ndërkohë, në Elbasan, një makinë me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal, në aksin që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me lagjen NSHU të këtij qyteti, pranë Tregut Agroushqimor.