Sipas Institutit të Gjeoshkencave ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.

Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë me një rënie të lehtë, ku në zonat e ulëta termomentri do të arrijë deri në 36 gradë.

Parashikimi:

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 32 °C

në vendet e ulëta: 21 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C.

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.