Ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin t ronditi fansat e tyre. Vetë këngëtari njoftoi me anë të një postimi në Instagram se martesës së tyre i ka ardhur fundi.

Askush nuk e vuri re, por kënga e fundit e Norës i tregoi të gjitha.

“Jena n’da” titullohet bashkëpunimi i saj me Irkenc Hykën, i cili doli në treg me 27 korrik. Ndërsa Roberti e deklaroi ndarjen rreth një muaj më vonë, 25 gusht.

Teksti i këngës, i punuar nga Irkenci flet për një histori dashurie, e cila mori fund për shkak të tradhtisë.

“Pse me u nda kur t’du hala”, thotë Nora në një pjesë të tekstit.

Nuk dihet nëse kjo lidhet me jetën e saj private, por në postimin e tij, të cilin e ka fshirë, pasi iu s ulen fansat qe e akuzonin se e kishte t radhetuar Noren, Roberti tha se ndarja erdhi pasi nuk ndjenin më dashuri për njëri-tjetrin.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I ëish you all the best”, shkroi ai.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga këngëtarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP