Foto që na sjellin pas në kohë, jo shumë larg, por rreth 5-6 vite më parë, kohë kur paparazzi ynë ndiqte personazhet e njohur dhe i fotografonte në momentet e relaksit në plazh.

Dhe mbi të gjitha, komplet të shkujdesur dhe sipas mendjes së tyre, larg syrit të publikut. Ajo që vëmë re është ndryshimi në vite. P.sh., aktorët e “Portokallisë”, Ledio Lako dhe Gaz Paja, duket se në këto vite kanë humbur peshë dhe kjo është një gjë shumë pozitive sepse tani duken më të rinj se atëherë.

Kida, asokohe, sa kishte filluuar të njihej. Këngëtarja kosovare, e cila sot çdo këngë e ka hit, preferonte Dhërmiun për të bërë pushime. Ishte koha kur disa nga këngëtaret qethnin njërën anë të kokës, dhe nuk i shpëtoi asaj tendence as Kida asokohe. Shumë përshtypje na bëri edhe bashkëshortja e Redi Jupit, një vajzë që kishte lindur në këtë kohë dhe kishte një supertrup.

Me superlativa mund të flasim edhe për Ilda Bejlerin. Gazetarja dhe moderatorja e emisionieve sportive ka qenë gjithnjë në top formë dhe gjithnjë një vajzë shumë seksi./PANORAMAPLUS

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP