Emily Ratajkovski është një nga modelet më të njohura në mbarë botën. Së fundmi nj veprim i saj ka bërë që ndjekësit ta kryqëzojnë. Ajo ka pozuar për numrin e shtatorit të revistës “Harper’s Bazaar” në një foto bardhezi. Deri këtu çdo gjë normale. E veçanta e kopërtinës qëndron në fokusim e fotos, ku modelja shfaqet me njërën sqetull të padepiluar

Emily flet për feminizmin dhe trajtimin social të seksualitetit femëror dhe shprehet se kjo është plotësisht e drejta saj.

Por, ç’mendim kanë komentuesit dhe si ka qenë reagimi i tyre?

Fotoja ka vetëm pak orë që është publikuar në llogarinë e Instagramit të revistës prestigjoze dhe menjëherë kanë vërshuar komentet kritikuese të ndjekësve.

Disa e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë që ke një pamje kaq të kururar.

“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, shkruan një komentuese.

“Ajo e ka bërë këtë vetëm për foton sepse në Instagram dhe personalisht e kam parë që nuk ka qime në sqetulla, kështu që nga dreqin mbiu kjo”.-shkruan një tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP