Të shumtë janë talentet shqiptarë që po shkëlqejnë nëpër skuadrat e ndryshme të Evropës.

Një ndër ta është edhe shkodrani, Andrea Ndoji, i cili aktivizohet me 17-vjeçarët e Olimpiakosit.

Ekipi grek u ndesh me 17-vjeçarët e Barcelonës teksa triumfoi me rezultatin 4-1.

Një ndër protagonistët e këtij triumfi ishte edhe mesfushori shqiptar Ndoji, i cili i shënoi një supergol “baugranasve”, duke lënë gjurmë në këtë përballje.

Shkodrani është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë, teksa e ardhmja e tij duket tepër premtuese.

Goli i Ndojit ndaj Barcelones on Vidnews.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP