Moderatorja e këngëtarja shumë e komentuar në media, Luana Vjollca i ka mbaruar pushimet në Dhërmi ku ndodhej me familjen e saj, mamanë, motrat dhe mbesën.

Luana është rikthyer në Tiranë dhe menjëherë ka nisur punën për sezonin e ri televiziv.

Pak muaj më parë u përfol se moderatorja është larguar nga Top Channel, por në foton e fundit të postuar në Instagram, ajo bën të ditur se do e shohim sërish në këtë televizion.

“Startuam punen per sezonin e ri televiziv. Mezi po pres”, shkruan Luana, por nuk e ka bërë ende të ditur nëse do risjellë sërish “Shiko kush luan” apo ndonjë emision të ri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP