LDK ka konfirmuar Vjosa Osmanin si kandidaten për kryeministër nga partia e saj pas një mbledhjeje që zgjati mbi tre orë në selinë qëndrore të LDK-së.

Pas konfirmimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, kjo e fundit së bashku me kreun e partisë Isa Mustafa dhe me nënkryetarin Lutfi Hazirin, shkuan për t’u takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Sipas mediave kosovare takimi po mbahet në hotel Sirius në Prishtinë, derisa, pritet të flitet për dakordim lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm, apo bashkëpunim, në ditën kur u përcaktua data e zgjedhjeve.

Takimi po vazhdon ende, derisa Kurti është në takim së bashku me nënkryetarin Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimin.