Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video që tregon degradimin e Teatrit Kombëtar. Krahas saj, i pari i qeverisë thotë se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t’i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Ai thotë ndër të tjera se Teatri është ndërtuar me një material të tillë që nuk lejon as riparimin dhe as rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

STATUSI I PLOTE

Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!

Sipërfaqja e Teatrit të sotëm Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por infrastrukturës teatrore, i shtohen edhe 8.000 metra katrorë më shumë se ç’ka sot! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të stopohet në degradimin e vet e as mund të jetë dot bazë për rikonstruksion😢Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton👍

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 1. August 2019