Këngëtarja Besa Kokëdhima është mjaft aktive në rrjetin social të instagramit. Profili i saj është i mbushur me foto, video dhe shpesh ndodh që artistja të ndajë me ndjekësit e saj detaje të veçanta nga vetja.

Besa është shumë e lidhur me vendlindjen e saj. Këtë e ka treguar dhe së fundmi me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka ndarë me ndjekësit tatuazhin e saj të parë që lexon “Vajza e valëve” në pjesën e parakrahut. Shkrimi është në frengjisht por ka një lidhje të drejtpërdrejtë me origjinën e artistes, siç e ka shpjeguar dhe vetë Besa.

“La fille des ondes’ është tatuazhi im i parë. Do të thotë ‘Vajza e Valave’, nga kënga polifonike e tokës sime. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje mistike me të. Më kthen në rrënjët e mia dhe në përjetime të pashpjegueshme. Kudo shkoj të mos harroj rrënjët dhe ‘Vajzën e Valave’, ka shkruar këngëtarja duke treguar kështu sa të rëndësishme janë rrënjët për të dhe sa shumë kanë ndikuar këngët polifonike te ajo.