Policia e Kavajës ka arrestuar një 18-vjeçar të akuzuar për kryerjen e një sërë vjedhjeve.

Në pranga ka rënë “tmerri” i marketeve dhe minimarketeve në Plazhin e Golemit, ndërsa janë zbardhur pesë vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit.

Sipas uniformave blu, është kapur shtetasi A. L., banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje, pasi gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 5 vjedhje marketesh dhe minimarketesh, të ndodhura gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”.

Në pranga 18 – vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi”, ku u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. L, 18 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP