Dalin detaje të reja nga mbytja e gruas në lumin e Vjosës.

Mësohet se 50-vjeçarja Eli Beqiri, e cila mbeti viktimë, kishte shkuar në mal së bashku me gruan tjetër.

Ata kishin mbledhur në Trebeshinë bime medicinale dhe kur ishin kthyer i kishte rënë në lumë një thes.

50-vjeçarja u mundua të merrte thesin por fatkeqësisht ra në lumë dhe e rrjedha e ujit i mori jetën.

Gruaja me iniciale S.Sh u mundua të shpëtonte Beqirin dhe u rrëzua edhe ajo në lumë, por u nxor nga rrjedha nga të pranishmit. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP