Kishin planifikuar pushimet e tyre të ëndrrave. Shkuan të kalonin disa ditë qetësie, por hu mbën jetën pasi i rr.ëmbeu batica e detit. Një çift mjekësh hu mbi jetën në një plazh në Karaibe.

Irma Barrera, 33 vjeç dhe burri i saj Roy Perez, 38 vjeç, mendohet se janë m.bytur në ishullin e Caicos të Mesëm.

Policia thotë se batica i rr.ëmbeu ata dhe u shkëputën nga vajza e tyre 15-vjeçare e cila arriti të shpëtonte.

Ekipet e shpëtimit thanë se trupat e tyre u gjetën në bregun më tej në plazhin Bambarra.

Zyrtari i policisë Trevor Botting e përshkroi incidentin si një “t.ragjedi e t.merrshme”.

Familjet e sh.katërruara nga lajmi, të Irma dhe Roy, nga Houston, Texas, kanë udhëtuar në arkipelagun e Karaibeve për të marrë trupat e fëmijëve të tyre dhe t’i çojnë në shtëpi për tu bërë nderimet e fundit.

“Irma e donte punën e saj si infermiere”, thanë të afërmit e saj.

Dhe Richard, një mjek, u përshkrua si një baba bujar, i dashur, i cili pëlqente të udhëtonte.