Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare.

Dhe në festivalin “Sunny Hill” u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij.

Së fundmi, reperi ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit i cili ka dhënë lajmin se njëri prej albumeve të tij është finalizuar.

Ai ka falenderuar fansat për pritjen dhe po ashtu nga emocioni i madh për këtë sukses, është shprehur se ka qarë teksa postonte lajmin.

“Albumi im i parë!!!! Dua të ju falënderoj të gjithëve që pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!! “GASHI” 2019″- ka shkruar reperi.