Lionel Messi ka firmosur me ekipin e IK Junkeren. Skuadër norvegjeze që milition në Kategorinë e Tretë. Nuk bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, por për një 16-vjeçar që ka ndryshuar emrin e tij në nder të yllit argjentinas.

Daniel Are Knutsen luan futboll dhe idhulli i tij është Lionel Messi. Ai vendosi që të ndryshonte identitetin e tij me shpresën se do të fitonte famë për të siguruar një kontratë si profesionist dhe ja doli mbanë.

“E kisha në plan për të ndryshuar emrin prej disa kohësh. Messi është idhulli im më madh dhe do të mundohem shumë që të luaj me mënyrën e tij, por sigurisht që talenti im nuk është aq i madh”, – tha Messi i ri i planetit. Trajneri i IK Junkeren e mori me shaka këtë lëvizje duke deklaruar: “Tani do të jemi në kërkim të Cristiano Ronaldos”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP