Ditët e fundit qarkulluan lajme në media se MC Kresha është fejuar dhe se shumë shpejtë do të martohet.

Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Vetë reperi, i kontaktuar nga Gazeta Express, e ka mohuar këtë gjë.

Kresha thotë se kjo nuk është e vertetë dhe se gjithçka është gënjeshtër.

Reperi nga ana profesionale është shumë i nxënë, duke publikuar vazhdimisht projekte të reja që po pëlqehen shumë.

‘Private’ me Lyrical Son dhe Semiatomatic është ndër këngët më të pëlqyera dhe më të vlerësuara të kësaj vere.