Bota ku ne jetojmë është shumë e vogël. Çdo gjë merret vesh shumë shpejt, veçanërisht në këtë Shqipërinë tonë të dashur, ku çdo thashethem qarkullon me shpejtësinë e dritës.

Përgjithësisht, VIP-at e showbizzit mundohen ta mbajnë private jetën e tyre, por shumë shpejt ajo bëhet publike, veçanërisht në rastet kur kemi të bëjmë me lidhje të reja dash.urie.

Mirëpo, ka paur edhe disa personazhe të njohur për të cilët nuk e kemi kuptuar kurrë se me kë shoqëroheshin, cili ishte i dash.uri apo e dashura e tyre, ose edhe thjeshtë, me cilët persona kanë ndarë shtratin.

Janë treguar me të vërtetë diskretë dhe int.imë në këtë pjesë. Xing.al ka bërë një renditje interesante të tyre.

E mos mendoni se janë personazhe do si do, apo të panjohur. Janë artistët më në zë në vend, për të cilët s’kemi ditur kurrë asnjë gjë në lidhje me këtë pjesë.

Ja cilët janë ata…


Dhurata Dora – Prej vitesh tashmë në skenë, Dhurata Dora ka qenë mjaft e komentuar për pamjen dhe këngët e saj dhe kurioziteti i publikut për jetën e saj private ka qenë i lart, por këngëtarja ka ditur të menaxhojë mjaft mirë këtë pjesë dhe asnjëherë nuk ka folur jetën private. Disa muaj më parë, në media qarkulloi lajmi se Dhurata ishte e lidhur me menaxherin Shkamb Vokshi, mirëpo këto lajme Dhurata kurrë nuk i konfirmoi.


Alban Ramosaj – Albana Ramosaj është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat që ka një numër të lart fansesh. Ai gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij, por edhe me balada e ndryshme që siç dhe është përfolur, kanë qenë dedikime për ish të dashurën e tij. Ndonëse ai publikon mjaft këngë romantike, nuk ka dalë asnjëherë publikisht të flasë për ndonjë lidhje të tij.


Arilena Ara – Këngëtarja e Arilena Ara po ashtu e ka mbrojtur me fanatizëm jetën private. Këngëtarja asnjëherë nuk e ka bërë publike ndonjë lidhje dhe rrallëherë ka folur për dashurinë. Arilena ka preferuar që si shumë kolegë të saj të vë në fokus të mediave karrierën dhe këngët e saj duke mbajtur të fshehtë pjesën private.


Albana Osmani – Ndonëse ka plot 15 vjet në ekranin shqiptar, moderatorja e njohur Albana Osmani nuk ka preferuar të flas për një lidhje dashurie. Albana është treguar mjaft diskrete dhe në çdo intervistë ka evituar të prenoncohet për këtë pjesë. Ndryshe nga jeta private, Albana ka dashur që gjithë vëmendja të fokusohet në punën e saj në fondacionin – Ti je një luledielli – dhe daljet e saj në ekran, për të cilën dëshiron që gjithmonë të jenë në vëmendje dhe të komentohen nga publiku dhe mediat.


Arjola Shehu – Moderatorja e njohur Arjola Shehu edhe pse ka pak vite në ekran është kthyer shpejt në një ndër personazhet më të komentuara. Arjola është përfolur gjatë për pamjen e saj dhe emisionet që ka prezantuar, mirëpo jetën private ka menaxhuar ta mbajë të fshehtë. Bukuroshja shqiptare, asnjëherë nuk ka folur për marrëdhëniet romantike dhe në media rrallëherë kanë dal lajme për ndonjë lidhje të saj.


Anxhela Peristeri – Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, është treguar mjaft e prerë me përgjigjet e saj në intervistat e ndryshme kur është pyetur për jetën private. Pak kohë më parë, në media u përfol se ajo ishte fejuar, një lajm ky që nuk u vërtetua kurrë, ndërkohë që pas publikimit të këngës me Mateus Frrokun, u tha se këngëtarja dhe Mateus ishin në një lidhje. Dyshja e hodhi poshtë lajmin duke thënë se janë thjesht miq. Anxhela ka preferuar që çdo gjë në aspektin e marrëdhënieve romantike të qëndroj larg mediave dhe gjithë fokusi të përqendrohet tek karriera e saj muzikore.


Capital T – Reperi i njohur Capital T është padyshim një ndër meshkujt më të preferuar për gjininë femërore. Ai ka shumë fanse, mirëpo ndër vite për jetën e tij personale nuk dihet asgjë. Ndonëse nëpërmjet postimeve të ndryshme ka ngritur dyshimet se është në një lidhje, reperi është kujdesur që gjithmonë të jetë i rezervuar për këtë pjesë. Siç duket, Trimi ka ditur mirë të ndaj pjesën profesionale nga ajo private dhe i ka ruajtur me fanatizëm lidhjet e tij romantike.


Enca – Këngëtarja e njohur Enca, ndonëse ka shumë vite në tregun muzikor shqiptar dhe ka sjell një sërë hitesh që janë pëlqyer nga të gjithë, ka preferuar që ndryshe nga karriera e saj, jetën private ta mbaj të fshehtë. Ajo në intervistat e saj ka folur shpesh për jetën private, por asnjëherë nuk ka zbuluar të dashurin e saj dhe në media nuk është folur kurrë për lidhjet e saj.


Kida – Këngëtarja Kida ka dalë në skenë në një moshë shumë të vogël dhe fokusi i mediave kryesisht ka qenë tek karriera dhe këngët e saj. Vitet e fundit është përfolur gjatë për jetën e saj private, mirëpo këngëtarja ka preferuar të mbajë çdo gjë sekrete. Kida në intervistat e saj është pyetur për lidhjet e dashurisë dhe ka befasuar teksa ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje. Ajo madje ka deklaruar se për momentin është në dashuri me muzikën dhe gjithë vëmendja e saj është atje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP