Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjeti i grumbullimit të mbeturinave, i cili ka përplasur makinat e tjera.

Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili është punonjës i grumbullit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.

Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP