Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi i dhuroi në tavolinë socialistëve 61 bashki në vend, duke i dorëzuar kështu kryeministrit Edi Rama edhe pushtetin lokal, tani bën “shoë” në media dhe rrjetet sociale, duke lëshuar akuza në drejtim të kryebashkiakëve të sapozgjedhur.

Por, pavarësisht se mund të ketë të drejtë në lidhje me akuzat që bën, ka edhe një tjetër detaj. Qytetarët shqiptarë, edhe pse janë kundër Edi Ramës, duket se edhe Bashën nuk e shohin si alternativë.

Një ditë më parë, Basha në një postim në rrjetet sociale, ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin PD pretendon se është dënuar në Greqi.

Por, pas këtij postimi të kreut të PD-së, duket se edhe pse shumica e shqiptarëve duan largimin e Ramës, nuk i besojnë as Bashës.

Për më tepër, një ndjekës i Bashës në rrjetet sociale, i kujton këtij të fundit korrupsionin në Rrugën e Kombit, gjatë kohës që ky ishte ministër Transporti.

“Ato qe ka pas per te deklaruar i ka deklaruar Gimi. Keshtu qe ti qe rrin e ben akuza dil e jep llogari kur ishe minister per autostraden e Kombit.!

Edhe per ato aferat e famshme te partis tuaj..edhe pastaj te dalin këto kryetaret te japin llogari se pse kanë ndryshuar emrin.

Shumica e shqiptarve e kanë ndryshu emrin per arsye qe te benin letrat per te siguruar nje pune edhe te mernin familjet..kurse ju zotrote mir qe populli shkonte sa e sa ditë apo netë duke ecur ne kembe per te sajuar buken e gojes edhe per te mbajtur familjen.

Kurse zotrote bashkë me te tjere notoni siper lekut, kurse popullit me zor i dalin leket per ilace apo per te kaluar muajin per nje thes miell.. edhe te presesh te vish kryeminister ti.

More sa e sa njerez ne qafe duke i lon pa pune, kshuqe ndërro kaset vëlla, mos u mer kot me Gimin e as me Belinden, por pergatitu mbas 4 vjetesh tani”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Klloun ngele o qyqar…”.

Por, ndërkohë demokratët i kujtojnë Bashës premtimet e tij për të larguar Ramën, dhe se shtatori po vjen.

“Erdhi shtatori, duhen energji të reja”-shkruan një qytetar.