Instituti i Tempullit në Izrael ka lajmëruar lindjen e një viçi femër plotësisht të kuq.

Sipas tyre, kjo sinjalizon “premtimin e vendosjes së pastërtisë biblike në botë” ose ndryshe ardhjen e Mesias.

Lindja e viçit të kuq ka shumë interpretime.

Hebrenjtë thonë se kjo nënkupton se duhet të nisë ndërtimi i Tempullit të Tretë në Izrael.

Të tjerë teologë thonë se ndërtimi i Tempullit të Tretë nënkupton fundin e botës.

Instituti i Tempullit e ka publikuar lajmin online, duke thënë se viçi duket perfekt.

Lopa i është nënshtruar ekzaminimeve intensive nga ekspertët rabi.

Megjithatë do të pritet akoma për të parë se nëse ky është kandidati i duhur.