Pas Adi Krastës, edhe Ylli Rakipi, mësohet se nuk do të jetë pjesë e News 24.

Emisioni i tij të Pa Ekespozuarit nuk do të tranmetohet më në televionin në fjalë, ndërsa mësohet se emisioni i tij do të zëvendësohet nga ai i Sokol Ballës, gazetarit që u largua nga Vizion +, për të marrë drejtimin e News 24.

Burime nga ky televizion bëjnë të ditur se sot ka pasur një takim mes gazetarit Rakipi dhe pronarit të News 24, ku duket se palët janë dakordësuar për të ndërprerë bashkëpunimin.

Prej disa javësh përfliteshin lëvizjet që po konkretizohen këtë fund gushti, ndërsa nuk dihet nëse vendimi për mbylljen e emisionit dhe largimit e Rakipit ka lidhje me Kryeministrin Edi Rama apo jo.

Në media është përfolur se Kryeministri ka ushtruar presion për largimin e dy gazetarëve kritikë ndaj tij, Krasta dhe Rakipi, nga televizioni News 24, por gjithçka kaloi në heshtje./boldnews