Një ngjasrje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një person.

Mësohet se ka ndodhur një përplasje midis një automjeti dhe një motorri drejtuesi ku si pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi Ded Ndoi, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP