Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në bulevardin buzë detit në Voula, ndërsa në aksident u përfshinë një kamion dhe një motor.

I riu shqiptar kishte qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, çka dyshohet edhe si shkaku i aksidentit.

Ka qenë drejtuesi i kamionit ai që ka njoftuar policinë, duke sqaruar se i riu po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe se për këtë arsye nuk kishte arritur ta shmangte atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP