Dita e sotme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të jetë deri në 26 gradë. Pritet që e diela të shoqërohet me reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare.

Parashikimi:

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rru fe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.