Për këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay, Gjykata Supreme e Apelit në Turqi ka dhënë dënimin prej 11 muajsh e 20 ditë burg. Ajo u akuzua se ka ofenduar Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Sipas hetimeve, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj bu rg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit shtyhej.

Në lidhje me këtë veprim, vetë këngëtarja ka deklaruar se se “ishte një veprim impulsiv”. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP