Ngjarja shokuese e publikuar 2 netë më parë nga emisioni “Fiks Fare” i cili tregoi abu zimin se ksual 3 vjeçar, të një babai me vajzën e tij adoleshente duhet të na alarmojë të gjithëve si shoqëri.

Veç kësaj duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën se si ndodhin ngac mimet apo ab uzimet se ksuale brenda familjes, apo atij që njihet nga psikologët si rrethi i besimit, fenomen ky për të cilin shumë pak flitet publikisht.
Në një intervistë psiko-sek sologia Besarta Taçi, drejtoreshë e Qendrës Klinike të Psiko-tra umatologëve EMDR shpjegon në mënyrë të detajuar se si veprojnë ab uzuesit apo dhu nuesit në të tilla raste, që shpesh janë njerëz të afërm me lidhje gj aku apo farefisnore.

“Nga cmimet se ksuale fillojnë në mënyrë graduale sepse fatkeqësisht personi që është agr esori ka nevojë që dalëngadalë ai fëmijë do të jetë për një periudhë kohore shumë konfuz. Kështu që janë përkëdhelje në fillim, “marshalla të keqen xhaxhi sa qenke rrit”.

Ngac mimet fillojnë nga mosha 2 deri në moshën 8 vjeçare. Kjo është periudha ku rre zikshmëria është shumë e madhe. Nëse unë filloj një nga cmim të tillë në një moshë shumë të vogël, jam i sigurt që fëmija nuk do ketë mundësinë ta flasi, ta tregojë. Nëse unë e filloj në këtë moshë kaq të vogël, flasim për persona që kanë trajta të pe dofilisë. Me kalimin e kohës ajo do bëhet një sjellje “normale” për fëmijën. Fëmija nuk e bën dot dallimin, kështu që në trurin e tij ndodh gjatë gjithë kohës”.

Taçi, e cila përgjatë eksperiencës së saj në Itali dhe Shqipëri ka trajtuar dhjetëra raste të ngjashme, shpjegon se si është përjetimi i një fëmije apo adoleshenteje kur përballet me ab uzimin apo nga cmimet e njeriut të familjes.

“Dr ama është ndryshe nga një ngacmim se ksual që mund të vijë nga një i panjohur, ku adoleshentja, i rrituri, fëmija e kupton që fajin e ka ai tjetri që e ka nga cmuar. Këtu po flasim për personin që ty të do më shumë në këtë botë, që të ka dhënë një jetë, që kujdeset për ty, që ti varesh totalisht nga ai. Mund të flasim për rastin e babit por edhe për një xhaxha që është shumë prezent në familje. Imagjinojmë situatat e emigrimit apo situatat kur babai ka një sëmundje kronike, kështu që vjen një dajë apo xhaxha i cili kujdeset shumë dhe ne i detyrohemi atij.

Dh una nuk është vetëm sjellje abu zive. Ab uzimi se ksual nuk është vetëm prekja, por prodhon fo bi, mendime 24/24 dhe fëmija është gjatë gjithë kohës në: Si ka mundësi që ai që më ka më shumë xhan është ai që po bën gjëra të turpshme karshi meje. Ndoshta jam unë që i kam parë në ëndërr, unë që i kam imagjinuar, ndoshta kjo gjë nuk është e vërtetë”

Ajo çka është më e rëndësishme, veçanërisht për prindërit që duhet të jenë më vigjilentët, është se fëmijët siç shpjegon psiko-sek sologia e kanë shumë të vështirë të tregojnë kur janë p re e a buzimit se ksual nga një i afërm. Ndaj dhe është shumë më i rr ezikuar se sa në rastin kur përballet me nga cmimet e një të panjohuri.

“Fëmija e ka shumë të vështirë që të shprehë një gjë të tillë. E para e punës sepse nuk janë ekskluzivisht sjellje se ksuale, por janë sjellje afrimiteti, dhurata, përkujdesje, pagesa shkollash. Ka interval të ndryshme në kohë kur këto sjellje janë në mënyrë të alternuar dhe këto e dizorientojnë akoma më shumë fëmijën. Fëmija e mendon shumë se çfarë do të ndodhte nëse do të shprehte këtë gjë dhe shpeshherë ka frikë se nuk do kuptohet. Pra nga dikush i panjohur e ndjen rr ezikun sepse edhe prindërit kështu të edukojnë. Shumë vajza që kanë hyrë në pubertet përpara kohe mendojnë se janë format e tyre fizike që kanë bërë që të tërheqin babain ose xhaxhain, dajën e gjyshin. Një nënë e cila punon gjatë gjithë kohës dhe ia lë fëmijët prindërve të saj. Ka ndodhur në seancat e mia psikologjike që eksperienca e ab uzimit apo tr auma ka arritur pikërisht nga një tregim I tillë: Unë jam në një punë goxha të respektueshme dhe nuk e di pse jam në ankth për vajzën. Dalëngadalë personi ka arritur të tregojë arsyen pse dhe kjo ka qenë sepse ajo vetë ka qenë abu zuar nga ai baba. Nëse ai baba ka abu zuar dhe unë ia kam treguar nënës dhe nëna ka thënë “ qepe gojën, çfare thua, turp kush të dëgjon”, ekziston një dezorientim shumë i madh dhe ajo gjë është e mbyllur si brenda nja kasaforte”

Po cilat janë moshat më të rrezikuara nga të tilla ngacmime që ndodhin brenda rrethit të besimit?

“Këta individë të rritur ndalojnë sjelljet se ksualisht ngacmuese kur fëmijët rriten. Është ajo mosha kur karakteret se ksuale dytësore fillojnë të formohen, 9-12 vjeç që është shumë e vështirë për të kuptuar nëse ka ndodhur një abu zim. Ne këtu në Shqipëri kemi një praktikë që është e fundit që bota bën, që është inspeksioni vulvo va ginal i fëmijës ku një mjek gjinekolog vërteton nëse ka ndodhur abu zimi. Çdo gjinekolog ose psikoseksolog e ka shumë të qartë se çfarë ndodh në oshën e pubertetit. E gjithë pjesa anatomike është elastike dhe rigjeneruese sepse e mundësojnë estrogjenet si pjesë e rritjes. Pra mund të ndodhë shpeshherë që çdo ngacmim, tentativë ose dhunë fizike nuk lë gjurmë të shikueshme, gjë që në moshën 4-5 vjeçare anë shumë evidente. Neve kemi një lloj ritra umatizimi të fëmijëve në këtë rast.”

Revista Psikologjia