Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kampusi i ri për studentët në Tiranë do të jetë gati brenda mandatit të ri të bashkisë Tiranë.

Rama theksoi se përgjysmimi i tarifave dhe bursave do të vijojë. Ndërsa për studentët të cilët kanë rezultate të ulta Rama ka theksuar se për të nuk do të ketë asnjë ndryshim.

“Në kampusin e Tiranës po ndërtohet dhe po përgatitet gjithë plani i madh i ndërtimit të tyre. Siç e kemi thënë është një program që do ta realizojmë me bashkinë e Tiranës dhe brenda këtij mandati të ri, Tirana do të ketë një kampus të ri fantastik. Gjithë studentëria do të përballet me një realitet të ri. Dua ta theksoj se kanë dalë ca lajme sikur tarifat sikur nuk do të mbulohen nga shteti. Kjo është një gënjeshtër. Ne sezonin që fillon do të lajmërohen të gjithë ata me pesa dhe gjashta se nuk ka më mbulim nëse nuk do të përmirësojnë notat. Janë punësuar 459 studentë ekselentë. 5 studentë kanë hyrë në shërbimin diplomatic. Dua të them se sot janë mbi 20 mijë karta studenti të shpërndara. “, u shpreh Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP